Ushqimet që ju ndihmojnë të merni ngjyrën e duhur të lëkurës
18/07/2017 - 22:11

Ne vere te gjithë mendojnë të shkojnë ne plazh, të notojnë, te qetësohen dhe patjetër te marrin edhe ngjyrë.

Gjatë kësaj periudhe bëni mirë të konsumoni edhe ushqimet që përmbajnë beta karotën (të cilat aktivizojnë melaninën, pigmentin e ngjyrës se lëkurës), vitaminën C ose E (që shmangin plakjen e lëkurës dhe minerale) që riparojnë dëmtimet që sjell dielli dhe favorizojnë rigjenerimin e qelizave. Por, cila është lista me ushqimet qe duhet te konsumoni me tepër?

Karrotat: Karota përmban shume beta karoten, por edhe vitamine C. Konsumojeni si frut ose ne forme lëngu

Kungulli: Edhe kungulli përmban shume beta karoten kështu qe konsumojeni te zierë apo si lëng.

Portokalli: 100 gram portokall përmban mesatarisht 39,7mg vitaminë C dhe antioksidues.

Vaji i lulediellit:100gr vaj lule dielli përmban mesatarisht 75mg vitamine E, por edhe antioksidues te tjerë.

Manaferrat: Manaferrat përmbajnë beta karoten, vitaminë C dhe vitaminë E.

Gjalpi: Përveç beta karotenit, gjalpi përmban edhe vitaminë E, selen dhe acide alfa linolike që hidratojnë lëkurës dhe ndihmojnë në nxirjen e saj.

Të tjera produkte qe do ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt janë: kajsitë e thata, domatja, pjeshka, brokoli, luleshtrydhet, vaji i misrit, spinaqi, avokadoja, farat e grurit, thjerrëzat, hudhra, sardelet, pjepri, selinoja, speci, kikirikët, etj. 

/ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close