U hëngri veshkën 500 deleve, zbulohet pas 6 vitesh kafsha mizore
14/02/2017 - 16:35

Një qenë i egër i quajtur ‘Hannibal Lecter’, ka një aftësi të pazakontë për të shqyer veshkat tek delet.

Ai është qëlluar për vdekje në një pronë rurale. Qeni, i cili vrau 500 dele për 6 vite, ishte bllokuar më në fund në një pronë afër Scone në New South Wales të Australisë, të hënën, raportoi Singleton Argus.

Një zyrtar lokal tha se qeni i fortë kishte aftësinë për të kapur delet e fuqishme dhe i kafshonte ato vetëm tek pjesa e veshkave, duke ia ngrënë ato e më pas i linte delet të lira, të cilat ngordhnin për shkak të gjakderdhjes.

Zyrtari tha se ishte e pazakontë për qentë që të sulmonin në këtë formë delet, të cilave u shkaktonte një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme.

Qeni i egër ishte shndërruar në tmerrin e fermerëve që prej vitit 2011. Pronari i deleve tha se qeni ia kishte bërë jetën një “ferr të gjallë”, duke vrarë 500 dele me vlerë rreth 50 mijë dollarë.

“Ai ishte aq dinak saqë nuk e pamë dot një herë të vetme dhe nuk shoqërohej me asnjë qen tjetër”, tha ai.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Rama dhe Trump sy më sy në godinën e re të NATO-s

Close