Turqia “pushton” Greqinë, serialet turke më të shikuarat në tokën helene
Lifestyle - 03/03/2013 14:10

“Sila”, “Vajza që kam dashur”, “Sulejmani i Madhërishëm” janë disa nga serialët turq, që kanë pushtuar zemrat e grekëve, kuota e shikueshmërisë për këto serialë është mbi 40 për qind.

“Më vjen keq por tani nuk mund të flas, pas pak fillon “Sulejmani i Madhërishëm”  këtë fjali e ka dëgjuar shpesh kur ka dashur të lërë takim me dikë, tregon Vicky Bechraki.

Arkitektja 40-vjeçare nga Athina në fillim tallej me vëllezërit, shoqet dhe prindërit e saj, që shihnin rregullisht në televizionin grek serialet turke.

Serialet turke janë vërtet një produkt i ri dhe i pëlqyer për tregun grek të mediave. Seriali i parë u transmetua në verë 2005 nga kanali MEGA TV. Ai quhej “Kufiri i dashurisë” dhe transmetohej në orët mbrëmjes.

Në vitin 2010 kanali ANT1-TV filloi transmetimin e një seriali të ri: “1001 netë”. Ky ishte edhe momenti i kthesës. Që nga ajo kohë tre kanalet e mëdha MEGA, ANT1 dhe ALPHA transmetojnë në orët qendrore vetëm serialë turq.  Këtu vlen të thuhet edhe se 2010 ishte viti kur në Greqi filloi të ndihej qartë kriza.

Serialët turq megjithatë nuk janë të suksesshëm vetëm në Greqi. Vitin e kaluar firmat turke kanë marrë më shumë se 100 milionë dollarë nga shitja e të drejtave të transmetimit në më shumë se 70 vende.

Por suksesi i tyre nuk është vetëm ekonomik, edhe në aspektin politik ata po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi. Kështu Ministria turke e Kulturës ka në plan të mbështesë financiarisht prodhimin e serialëve televizivë.

Arsyeja është përmirësimi i imazhit të Turqisë  në botë.

Aktualisht në televizionin grek transmetohen gjashtë serialë turq. Por jo të gjithë janë të kënaqur nga kjo. Disa aktorë grekë të papunë ankohen se prodhime të tilla me kosto të ulët u marrin atyre punën. Dhe gazeta “Dimokratia” nuk bën më reklamë për “Sulejmanin e Madhërishëm” në faqet e saj, me argumentimin se seriali është një përpjekje për të paraqitur si të padëmshëm pushtimin 400 vjeçar të Greqisë nga osmanët.

Por teleshikuesit grekë nuk shqetësohen dhe serialët turq vazhdojnë të jenë të suksesshëm.

Me shume nga Lifestyle
6C1DC811-1855-4588-A95D-929827D0FDD1_w308_r1

Shitje rekorde e një pikture të Jackson Pollock-ut

Një pikturë e Jackson Pollock është shitur për një rekord prej 58.4 milionë dollarësh në shtëpinë e ankandeve Christie në Nju Jork. Piktura titullohet Numër 19, 1948 dhe paraqet një përzierje ngjyrash si të verdhë, të zezë, të kuqe dhe …

D7B6C2D3-F37A-45D9-89C1-6512E1B866F6_w308_r1_cy3

Vathët që kushtuan 2.39 milionë dollarë

Një palë vathë margaritari, të cilët i përkisnin aktores italiane, Gina Lollobrigida, janë shitur me një çmim rekord prej 2.39 milionë dollarësh. Shitja në ankandin Sotheby ka thyer rekordin e vitit 2011, për shitjen e vathëve të Elizabeth Taylorit. Lollobrigida, …

dielli

Shpërthen dielli

Dielli ka pasur shpërthimin më të madh të vitit 2013, me një fenomen që sipas shkencëtarëve të NASA-s  është quajtur flaka diellore. Fenomeni u shoqërua, sipas shkencëtarëve, edhe me lëvizje të mëdha të masës diellore. Kur ndodhin shpërthime të tilla, …

stewardess richard branson

Ja cilat janë pasojat kur humb bastin

Të humbësh bastin ka dhe pasoja, kështu ka ndodhur edhe me themeluesin  dhe presidenti e grupit Richard Benson, i cili ka humbur një bast me mikun dhe kolegun e tij Tony Fernandes kreu i AirAsia dhe i ……………… duhej të …

4B9A4D20-CA96-4656-9DE0-8CA6C23AF49E_w268_r1

Shëtitje me autobuz për të njohur jetën e Papës në Buenos Aires

Për të mësuar më shumë për jetën e Papa Françeskut tani të duhet vetëm një udhëtim me autobuz. Qyteti i Buenos Airesit në Argjentinë filloi të verë në qarkullim një turne me autobuz nëpër 24 vende që ndjekin rrugën e …

antarktida-akulli

Klima, shkencëtarët ashpërsojnë apelin

Shkencëtarët i kanë kërkuar liderëve botërore të kalojnë në veprime konkrete lidhur me ndryshimet e klimës, pas njoftimeve se nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë kapërcyen pragun simbolik. Për të parën herë regjistrimi ditor i CO2-shit në laboratorin e …

youtube

“Youtube” bëhet me pagesë

Shumë shpejt, ndjekja e videove në “Youtube” mund të bëhet me pagesë. Rrjeti më i madh i postimit të videove në internet, në pronësi të “Google”, pritet që të shpallë vendosjen e një pagese më vonë gjatë kësaj jave, për …

burgu zvicerian

Burgu zviceran, si hotel!

Norbert Guillod, 73-vjeç, gati pesëdhjetë ditë kishte shpenzuar vullnetarisht për të qëndruar në një burg në Orbe La Croiséet të Zvicrës dhe nuk ishte zhgënjyer fare. Ai kishte refuzuar të paguante një dënim dhe për kompenzim ka qëndruar në burg, …

390-spear

E qëllon bashkëshorti me shtizë në qafë, gruaja i mbijeton vdekjes

Edhe vet mjekët nuk arritën ta besonin për një grua grua braziliane ishte me shumë fat, ndërsa  i ka mbijetuar goditjes me një armë-shtizë nga bashkëshorti i vet. 28-vjeçarja Elisangela Rosa ishte në kuzhinën e shtëpisë së saj në qytetin …

Virusi-i-ri

Francë, zbulohet një virus i ri te njerëzit

Një virus i zbuluar rishtazi dhe shpesh herë vdekjeprurës, i lidhur me atë që shkakton të ftohtin e zakonshëm, ka goditur një tjetër viktimë, këtë herë në Francë. Një person i shtruar në spital në prill është infektuar nga “novel …

Woman gives birth naturally to conjoined twins, Panvel, Raigad District, India - 05 May 2013

Indi, një grua lind binjakë të ngjitur

Një grua indiane ka habitur të gjithë duke lindur në mënyrë natyrale binjakë të ngjitur me njëri-tjetrin. Shalu Pawar i ka lindur në shtëpi binjakët dhe pa asnjë ndihmë profesionale. Binjakët janë të ngjitur me njëri-tjetrin në stomak dhe normalisht …

Se_cambió_de_sexo_para_evitar_condena_de_60_años_de_cárcel

I arratisuri “shndërrohet” në grua, arrestohet sërish

Një i arratisur nga burgu në Kolumbi bëri një implant gjoksi dhe u vesh si grua në mënyrë që të mos e kthenin sërish në burg, por përpjekjet e tij shkuan kot. Giovanni Rebolledo, i dënuar në vitin 2012 me …

1

Shumë gjëra nuk janë ashtu siç duken….

Shumë herë në pamje të parë fotografitë të ngatërrojnë……..    

45770

Në vend të silikonit injekton në fytyrë vaj gatimi

Ish- modelja koreano-jogore Hang Mioku duke qenë e fiksuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale, vendosë që të vetinjektojë silikon në fytyrën e saj. Ndërsa u gjend përball refuzimit kategorik të mjekëve për një gjë të tillë, ajo e realizoi vetë një hap …

Middle-East-water-nasa

Lindja e Mesme drejt katastrofës

Instituti Amerikan i Gjeofizikës ka lëshuar alarmin për katastrofë hidrike në Lindjen e Mesme. Në një studim disa vjeçar, ky institut thotë se rezervat hidrike në vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht në Iran, Irak, Siri dhe Turqi po pakësohen …

3 D arma

SHBA, arma 3D testohet me sukses

Një tjetër debat i fuqishëm është hapur në Shtetet e Bashkuara, pas njoftimeve se arma e parë e bërë me teknologjinë 3 D printer është testuar me sukses.  Senatori Charles Schumer  tha se kjo është një perspektivë apokaliptike. “Po përballemi …

avioni-spanje

Spanjë, avioni përplaset gjatë spektaklit

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e dielë në një spektakël ajror të organizuar në Spanjë pasi një avion historik është përplasur me një ndërtesë dhe ka shpërthyer duke i marrë jetën pilotit e duke tmerruar spektatorët. Një zëdhënës për …

AFD3795E-E72A-49C3-A269-9351457F2FA8_w268_r1_cx0_cy2_cw0

Asteroidët premtues, por edhe kërcënues

Asteroidët, të vegjël dhe të mëdhenj që shpërthejnë dhe shpërndahen në sistemin tonë diellor, janë premtues për zbulimet në hapësirë, por përbëjnë njëkohësisht rreziqe për ne në Tokë. Ekspertët flasin për rrezikun që përbëjnë asteroidët dhe se si shkencëtarët mendojnë …

insekti-robot

Ja insektet-robot

Janë të mëdhenj sa një mizë dhe kanë krahë me të cilët imitojnë aftësinë e fluturimit të këtyre insekteve. Bëhet fjalë për brezin e ri të robotëve fluturues në miniaturë, ose makinat e para në gjendje të riprodhojnë në perfeksion …

crosswalks

Kamerat ruse filmojnë veprat e mira

Kur një meteor shpërtheu në qiellin e Rusisë në Shkurt të këtij viti, ngjarja nuk ngeli pa u filmuar nga qindra kamera të ndryshme. Kjo sepse shoferët në Rusi mbajnë kamera në xhamin e përparmë të makinës. Ato përdoren si …