Turistja britanike zbulon se si e droguan në klubin e natës
21/09/2017 - 20:33

Një turiste britanike ka zbulur mënyrën se si i kanë dhënë drogë në një klub nate në ishullin e njohur, Zante. Ajo tregoi se kishte porositur në koktejl dhe pretendoi se ishte baristi ai që ka hedhur pak pluhur në gotën e saj.

Jordie Goodwin tha se u rrëzua në mes të klubit dhe shkoi me urgjencë në spital pasi kishte konsumuar shumë alkool. Nëpërmjet një postimi në Facebook zbuloi se ishte e shoqëruar me të dashurin dhe kanë shkruajtur rreth ngjarjes duke thënë:

“Në klubin e njohur Cocktails and Dreams unë isha e pikasur që të drogohesah që të më dhunonin. Porosita një pija, e piva dhe u largova se nuk po ndihesha mirë. Në klubin tjetër isha duke kërcyer me miqtë e mi dhe të dashurin tim. Pastaj u rrëzova dhe e gjeta veten në banjë në krah të të dashurit. Qëndrova pa ndjenja për 40 minuta duke nxjerrë shkumë nga goja ndërsa zemra më rrihte fort.”

Pas kësaj, tregoi se kanë shkuar të dy në spital ku zbuluan se edhe pija e djalit kishte patur sasi droge, por nuk ishte prekur aq sa vajza.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Investment at Lake Park, City Hall is constructing a third sport area

Close