Transformimi i të pastrehit, 25 vite jetë në rrugë
17/03/2017 - 11:47

Një i pastrehë në Majorka të Spanjës shpërtheu në lot kur pa veten në pasqyrë pasi një parukeri i ofroi shërbim falas për tu kujdesur për flokët dhe mjekrën e tij.

Videoja e transformimit total të të pastrehut është parë më shumë se 400 mijë herë në dy ditë kur është publikuar në facebook.

 Jose Antioni jetonte si i pastrehë prej më shumë se 25 vitesh dhe ishte i njohur për komunitetin lokal në Majorka

  “A jam unë ky ?” dëgjohet duke thënë Jose teksa shihet në pasqyrë dhe falenderon stafin e parukierisë për atë që kishin bërë.

Ai punonte në një parkim dhe Paola Bocardo, një grua të cilën Jose e ndihmon për t’i parkuar makinën thotë se nuk e kishte njohur pas transformimit.

 Të shumtë janë ata që e falenderojnë parukierinë për transformimin  por shtojnë: Çfarë do të ndodhë kur ngjyra e flokëve të zhduket dhe mjekra gri të dalë?

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM: Kalvari në gjykata i inspektores se AKU. U shkarkua 3 herë

Close