Thyejnë dyqanin me “Toyota Tundra” dhe më pas grabisin ç’të mundin!
16/04/2017 - 20:27

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një moment sa të mahnitshëm aq edhe të tmerrshëm.

Disa grabitës kanë thyer një dyqan me një “Toyota Tundra” blu dhe më pas kanë marrë ç’të mundnin prej andej.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e shkuar në bulevardin Zephyrhills në Florida të Shteteve të Bashkuara. Shoferi mbështet tre burra të maskuar për të kryer grabitjen e dyqanit të armëve.  

“Kjo është çmendur, është çmenduri”, tha një banore.

“Ne nuk mund ta besojmë se ndodhi kjo, pasi në të djathtë shkojmë zakonisht për të ngrënë”, tha një tjetër.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close