Tenton të bëjë salto, humb jetën bodybuilder-i
11/08/2017 - 19:07

Një kampion nga bota e ‘trupave më të palestruar’ ka humbur jetën pasi tentoi të hidhej salto.

Sifiso Lungelo Thabete nga Afrika e Jugut është filmuar teksa hy në një sallë të madhe dhe përshëndet publikun, e më pas ra me kokë dhe theu qafën.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën gjatë një konkursi për trupin më mirë dhe shokoi të gjithë pjesëmarrësisht që prisnin ta shihnin.

23-vjecari renditej si kampion bote për peshën e 75 kg dhe njihej si mashkull me muskuj tepër të mëdhenj e të pabesueshëm për moshën.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close