Tempulli 700 vjeçar përballon përmbytjet, qëndron mbi ujë
10/08/2017 - 9:34

Një tempull 700-vjeçar ka arritur që të përballojë përmbytje të shumta dhe vazhdon akoma që të mbetet në këmbë.

Në përmbytjet e fundit ku niveli i ujit u rrit deri në 11 metra lartësi gjatë javëve të fundit ka rritur që të rezistojë pa u shembur. Lokalizuar në Ezhou në lumin Yangze të Kinës, Guanying Pavilion ka mbetur i paprekur pavarësisht nga ndryshimet e motit.

Në pamjet e publikuara nga That’s Beijing platforma mund të shihet plotësisht e zhytur por ndërtesa vetë është e paprekur, ndërsa brenda është sikur ska nodhur asgjë. Mendohet se tempulli daton në dinastinë Song ku vlerësohet të ketë qenë ndërtuar në mes të viteve 960 dhe 1279 pas Krishtit.

Që atëherë tempulli është riparuar midis viteve 1644 dhe 1911. Megjithatë ekspertët thonë se edhe gjatë asaj periudhe ka përballuar përmbytje të mëdha.

Kina është aktualisht në mes të sezonit të tij me shi me përmbytje që godasin rajonet jugore dhe qendrore të Mbretërisë së Mesme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close