Të krishterët në Meksikë mbulojnë veten me gjemba kaktusi për të kremtuar të “Premten e Zezë”
16/04/2017 - 11:55

Të krishterët në Meksikë janë mbuluar me qindra gjemba kaktusi, kanë prangosur veten me zinxhirë dhe kanë vendosur kurora me gjemba në kokë për të rikujtuar kryqëzimin e Jezusit, në ritualin e Pashkëve.  

Besimtarët fetarë nga qyteti i Atlixos kanë vendosur maska dhe kanë marshurar nëpër rrugë duke mbajtur statujat e Jezusit, në ceremoninë tradicionale “Engrillados”.

Festa tradicionale e së “Premtes së Zezë” kujton të Premten e Parë para Pashkëve, e cila shënon datën e kryqëzimit të Jezu Krishtit nga autoritet romake.

Marshimi tradicional besohet se është praktikuar për më shumë se 100 vjet në këtë vend, shkruan Daily Mail.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close