Tani fëmijët mund të mësojnë gjuhën e shenjave në shkollë
15/03/2017 - 21:57

Një burrë në Britani ka krijuar një peticion, të quajtur BSL për të futur gjuhën e shenjave si lëndë mësimore në shkollë. BBC shkoi në një shkollë për të pyetur fëmijët që nuk dëgjojnë se cfarë mendonin për këtë gjë, dhe ata dhanë përgjigje shumë pozitive.

Nëse fëmijët do të mësonin gjuhën e shenjave, unë do të luaja më shumë me ta.”

“Kur takova për herë të parë fëmijë që dëgjojnë dhe mund të flasin me shenja, u ndjeva më i lumtur.”

Ky peticion ka për qëllim të shtojë gjuhën e shenjave si lëndë mësimore në shkollat britanike. Një shkollë në Londër i mëson nxënësit rreth gjuhës së shenjave, dhe kur u pyetën se cfarë mendonin për këtë lëndë të re, ata iu përgjigjën: “Ju mund të përdorni duart tuaja për të bërë lëvizje të ndryshme. Kjo mund të quhet si gjuhë sekrete. Askush tjetër nuk mund ta dijë për cfarë po flisni dhe është shumë qejf ta mësosh këtë gjuhë.”

Një vajzë që nuk mund të dëgjojë tha se kur takoi fëmijë që dëgjojnë dhe nuk e flasin gjuhën e shenjave, e kishte shumë të vështirë të merrej vesh me ta. Kjo e bënte atë të ndihej e stresuar dhe e mërzitur. Prandaj, qeveria britanike e zyrtarizoi BSL si gjuhë zyrtare, e cila mund të futet si lëndë mësimore në shkolla.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close