Spikerja live në transmetim, ndërkohë punonjësi i BBC sheh porno
09/08/2017 - 12:27

Një ngjarje shumë e pakëndshme nuk u ka shpëtuar syve të rreth 3.8 milionë shikuesve të gjigandit britanik BBC. Ndërsa po shikonin lajmet audienca vuri re një grua që ekspozonte gjoksin e zhveshur në një ekran kompjuteri vetëm pak metra larg spikeres Sophie Raworth.

Një punonjës i BBC, i cili kishte vendosur kufje dhe po shikonte video pornografike në studion e montazhit.

Raworth po prezantonte live fitoren e ekipit të kriketit të Anglisë ndaj Afrikës së Jugut, por shikuesit me sy shqiponje e vunë re ekranin mbi shpatullën e saj.

“@BBCNews pse po jepet një video pornografike pas një prej ankorave të lajmeve gjatë edicionit ?”- kanë shkruar miliona njerëz në rrjetet e tyre sociale duke publikuar edhe videon ku shikohet qartë video.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close