Sot ndodh shiu i meteorëve
03/01/2013, 7:54
Përditesuar: 03/01/2013, 7:54

Sot, sipas NASA-s do të ndodhë shiu i parë i meteorëve për këtë vit.

Spektakli llogaritet te zgjase disa orë. Agjensia amerikane e hapesires sqaroi se pjesë të një asteroidi që rrotullohen rreth diellit për qindra vjet mund të shihen nga toka këtë javë.

Meteorët Quadrantid do flakërojnë në qiell kur të hyjnë në atmosferën e planetit tone me shpejtësi rreth 145 mijë kilometra në orë dhe do të digjen 80 kilometra mbi sipërfaqe. Numrin më të madh të meteorëve do të kenë mundësi ta shohin vëzhguesit në Azi.

Në pergjithesi, ky vit është vit interesant për të apasionuarit e astronomisë: dy kometa dhe dy asteroidë do të vizitojnë Tokën.

Një objekt famëkeq do te afrohet ne 10 janar, asteroidi Apofis, i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës. Midis Tokës dhe Apofisit do të ketë një distancë të mjaftueshme prej 15 milionë kilometrash.

Megjithatë astronomët do të ndjekin me kujdes me teleskopë optikë dhe antena të mëdha radarësh lëvizjet e asteroidit me përmasa 300 metra, sepse mund te afrohet edhe me shume nga sa pritet. Mendojne se vite me vone, Apophis mund të përplaset me Tokën. Shanset janë 1 me 100 mijë, megjithatë përplasja do të kishte pasoja fatale. Shkencëtarët janë nervozë, të paktën deri në janar, kur vëzhgimet e radarëve të tregojnë me saktësi që Apofisi do ta shmange planetin tone ne 2036-en.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento