Shtëpia ylber që po ‘çmend’ rrjetin
15/06/2017 - 17:51

Amina Mucciolo është një vajzë që ka dekoruar shtëpinë e saj me të gjitha ngjyrat e ylberit. Me dritare të mëdha dhe divanë plot me ngjyra, apartamenti i saj i mbushur me dritë duket shumë inspirues.

Mënyra se si 37-vjeçarja ka dekoruar ambientin e saj është bërë viral nëpër rrjete sociale ku të gjithë po e quajnë ‘shtëpinë e ëndrrave.’

Mucciolo që jeton në Los Angeles ka hapur kompaninë e dizajnit, në të cilën i tregon të gjithëve idenë se si ta bëjnë ëndrrën e tyre realitet.

Vetëm prej fotografive që publikon në Instagram, ajo ka arritur deri në 159 mijë ndjekës.


/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close