SHOKUESE/ Trupi i njeriut gjendet në barkun e pitonit
28/03/2017 - 17:09

Ky është momenti tmerrues kur në barkun e një pitoni shtatë metra të gjatë u gjend trupi i pajetë i një burri.

Akbar Salubiro 25-vjeç, ishte shpallur i zhdukur gjatë të dielës mbrëma në një fshat në Indonezi. Miqtë dhe të afërmit e tij kishin gjetur një piton në oborrin e shtëpisë së të ndjerit, të cilët dyshonin se ai është gëlltitur i tëri nga ky gjarpër gjigant.

Për fat të keq, ata gjetën trupin e tij të pajetë brenda barkut të pitonit të cilën e prenë në mes me një thikë.

Në videon e tmerrshme shihet trupi i pajetë duke u nxjerrë me kujdes nga zvarraniku.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close