Shokuese, qeni pitbull sulmon 3-vjeçarin teksa luante në park
21/04/2017 - 14:10

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në qytetin e Nju Jorkut, teksa një fëmije po luante në park, një qen i rracës pit- bull e ka sulmuar atë. Fatmirëshit fëmija 3 vjeçar ndodhet jashë rrezikut për jetën, pasi shenjat e thella në trupin e tij të shkaktuar nga qeni, frikësuan jo vetëm familjarët por edhe njerëzit përreth. 

Pamjet e xhiruara nga ky sulm i tmerrshëm jan përhapur në mënyrë virale, gjë që duhet të ndikojnë më shumë tek shoqeruesit e këtyre kafshëve që të marrin masat e nevojshme.

Nga pamjet duket që fëmija ishte duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në një park ndërkohë që qeni i sulet duke e kafshuar në pjesën e kokës dhe fytyrës, gjë e cila i shkaktoi të çara të thella siç shihet edhe në fotot e mësipërme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close