Shokuese/ I çajnë barkun krokodilit, gjejnë mbetjet e një fëmije
17/03/2017 - 15:44

Një moment i tmerrshëm është fokusuar në video

Në një fshat të Zimbabvesë disa dëshmitarë kanë filmuar momentet kur fshatarët presin barkun e krokodilit dhe gjejnë brenda mbetjet e një fëmijë 8 vjeçar

Fshatarët dyshonin se krokodili kishte vrarë dhe ngrënë të voglin dhe kjo ishte arsyeja që e kishin vrarë. Cdo dyshim u konfirmua kur çanë stomakun e kafshës.

Mbetjet e fëmijës, emri i të cilët nuk është bërë i ditur janë hequr nga stomaku i krokodilit dhe janë varrorur dy ditë më pas.

Ditët e fundit Zimbabve është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilët kanë bërë që lumenjtë të fryhen dhe korkodilët të shfaqen në këtë zonë ku zakonisht nuk është normale prania e tyre

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Tahiri: Ekuilibrat e politikës së madhe çekuilibrojnë Shqipërinë

Close