Sëmundja e “njeriut- pemë”, 12-vjeçarja po transformohet në një pemë
14/07/2017 - 12:41

Një vajzë nga Bangladeshi po tranformohet ngadalë në një pemë për shkak se vuan nga sëmundja e “Njeriut-pemë”. Sëmundja ka prekur 12-vjeçaren në pjesën e sipërme të trupit, në gjoks dhe krahun e saj që janë kthyer në ngjyrë kafe dhe ngjajnë me lëvoren e pemëve.

Dora e djathë e Muktamoni, e cila është infektuar nga parazitë, është rritur në mënyrë të pakontrolluar dhe e ka të pamundur që ta përdorë.

Por në mënyrë të çuditshme ana tjetër e gjoksit është e paprekur nga sëmundja, pavarësisht se mjekët kanë thënë se sëmundja është përhapur në të gjithë trupin, raporton Daily Mail.

Aktualisht Muktamoni ndodhet në spital në Dhaka duke marrë kujdes mjeksor.

Sëmundja “njeri-pemë” është një çrregullimi rrallë dhe i trashëguar i lëkurës që krijon lytha dhe pllaka të kuqe dhe kafe të pigmetuara kudo në trup por nuk ëhstë zbuluar asnjë mjekim që shëron këtë sëmundje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close