Rritet çmimi i cigareve, 13 dollarë kushton një paketë
20/04/2017 - 16:28

New York është qyteti më i madh në botë i cili do të ketë çmimin më të shtrenjtë për një paketë cigare. Kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio po përpiqet që të bëjë një paketë 13 dollarë, duke e rritur me çmimin e mëparshëm me 3 dollarë.

Demokratët shprehën mbështjen e tyre për këtë propozim pasi është një mënyrë për të zvogëluar numrin e përdoruesve të cigareve deri në vitin 2020. De Blasio tha se qëllimi i tij është që numri të zvogëlohet deri në 160 mijë njerëz.

Propozimet janë vendosur në seanca paraprake në fund të këtij muaji nga ligjvënësit. Nuk dihet nëse një gjë e tillë do të aprovohet nga ata.

/oranews.tv/

  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close