Repoteri i shpëton jetën fëmijës: “Më mirë të ndihmosh sesa të bësh foto”
18/04/2017 - 11:30

Një  gazetar sirian që nuk vrapon drejt lajmit por drejt një fëmijë i cili u plagos nga një sulm kamikaz në Alepo. Gazetari i ri me fëmijën në krah vrapon drejt ambulancës që ta shpëtonte.

Në një moment tjetër 23 vjeçari ulet në gjunjë duke qarë. Këto janë dy  fotot që po bëjnë xhiron e botës

Shpërthimi ndodhi të shtunën e kaluar. Abd Alkader Habak  ndodhej në Alepo  për të bërë një raportim mbi ardhjen e civilëve nga Foua dhe Kefraya, dy fshatra sirianë të cilët janë të rrethuar nga militantët anti-Assand.

Një kamikaz hedh në erë autobuzin me civilë ku mbeten  të vrarë 126 persona, midis tyre 68 ishin fëmijë.

Gazetari  tha se kishte parë shumë fëmijë të vdisnin gjatë sulmit me gas më 4 prill, por nuk kishte arritur dot në kohë, dhe nuk kishte shpëtuar dot asnjërin prej tyre.

“Këtë herë kam shpëtuar një jetë, fati deshi që unë të ndodhesha aty. Nuk ndihem një hero, por ndonjëherë duhet  të ndihmosh në vend që të bësh foto”- ka thënë ai në një intervistë për Repubblica.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close