Qeni kishte 24 orë kohë jetë, piloti fluturon 1200 km për ta shpëtuar
10/08/2017 - 10:18

Një qen që kishte vetëm 24 orë jetë iu është dhënë një shans i dytë për të jetuar, pasi një pilot fluturoi 1200 km për ta shpëtuar.

Adrienne, 2 vjeç, kishte dëmtim në fshikëzën e urinës për shkak të dhunës që kishin ushtruar pronarët e tij të mëparshëm dhe duhej ti nënshtrohej kirurgjisë. Ai është marrë nga rrugët dhe u dërgua në një strehë për vrasjen e qenve javën e kaluar. Dhe nëse veterinerët nuk do të kishin shkuar aty do të kishte vdekur brenda 24 orëve.

Shoqata bamirëse Animals R Family u alarmua kur dëgjoi për rastin dhe ranë dakort që të financonin 1500 dollarë  për ndërhyrjen kirurgjikale të Adrienne të cilët i kishin ngelur vetëm 24 orë kohë për të mbijetuar.

Por shoqata kishte nevojë për ta dërguar qenin nga Granville County Shelter, Karolinën e Veriut  në një veteriner në Stamford, Connecticut të cilët ranë dakord për të bërë trajtimin për një të tretën e çmimit.

Kur piloti Paul Steklenski dëgjoi për rastin në fjalë vendosi që ta ndihmonte. Ish ushtaraku amerikan, i cili u stërvit për të fluturuar në vitin 2013, shkoi të marrë Adrienne me aeroplan dhe e dërgoi tek veterineri duke udhëtuar 1200 km.

Qeni iu nënshtrua operacionit me sukses të hënën dhe tani vazhdon jetën e tij normalisht. Sapo të rikthehet në formë do të dërgohet në një shtëpi të re së bashku me qentë e tjerë të shpëtuar nga Paul.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close