Përse njerëzit e famshëm mbajnë dy çanta
18/04/2017 - 11:28

Trendi i ri i yjeve botërorë është tashmë dalja në publik me dy çanta.  Kjo është një mënyrë që ato të tregojnë sesa pasuri kanë dhe aftësinë për tu kombinuar.

Trendi i ri ka hyrë që në vitin  2015, kur modelet e shtëpive të modës më me ndikim Chloe dhe Fendi filluan bënin sfilatë me dy çanta, zakonisht një çantë më të vogël dhe një çantë të madhe për të mbajtur gjërat brenda.

Nuk mori dhe shumë kohë dhe  filloi të realizohej dhe nga shtëpitë e tjera të modës të cilat e përdorën këtë marketing në mënyrë të shkëlyqer, pasi për t’iu përshtatur trendit duhet që të blesh dy herë më shumë çanta. Rihanna ka bashkëpunuar së fundmi me Dior dhe ajo është parë më dy çanta të cilat kanë një vlerë prej 6.200 dollarë.

Gjithashtu  shumë personazhe të tjerë si, Gwyneth Paltrow, Kate Moss, Pippa Middleton dhe Emma Watson janë fotografuar duke mbajtur dy çanta të cilat zakonisht kushtojnë mijëra dollarë dhe janë të kombinuar mjaft mirë.

Mbajta e dy çantave është bërë shumë funksionale për arsyen se në çantën e madhe ti mund të mbash gjëra të rënda dhe të mëdha si këpucë, një shishe me ujë, një cantë palestre. ndërsa çanta e vogël futem vetëm disa gjëra bazike si buzëkuq, telefoni, çelsat, paratë etj.

   

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM: Kalvari në gjykata i inspektores se AKU. U shkarkua 3 herë

Close