Efekti domino - Përpiqet të bëjë selfie, gruaja shkatërron veprat e artit me vlerë 200.000 dollarë
15/07/2017 - 11:05

Një turiste po bënte një seflie brenda një galerie në Los Angeles por diçka e tmerrshme ka ndodhur.

Ajo ka shkatërruar disa vepra arti me vlerë më shumë se 200.000 dollarë në ekspozitën e artistit të njohur Simon Birch në The 14th Factory.

Në pamje shikohet turistja në fillim të tavolinave ku ishin vendosur dhe veprat e aritit. Më pas ajo përkulet për të bërë fotografi dhe mbështetet në një nga stukturat e cila rrëzohet duke shkatuar një efekt domino. Struktura e parë ka bërë që të rrëzohen të gjitha strukturat e tjera njëra pas tjetrës, ku ishin vendosur veprat.

Video e publikuar në YouTube nga një mik i artistit britanik Birch dhe shkruan: “Kjo ndodhi në ekspozitën e artit të Simon Birch në Los Angeles. Ajo aksidentalisht rrëzon njërën nga ata dhe pjesa tjetër është histori…Vepra arti të shkatërruara me vlerë 200.000 dollarë.”

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close