Pasagjerët përballen me kaos, lopët pushtojnë stacionin hekurudhor
16/04/2017 - 17:07

Disa lopë kanë pushtuar stacionin hekurudhor në Londër duke shkaktuar kaos pasi ishte penguar lëvizja e trenit. Rreth 60 lopë ishin mbledhur në stacionin Hever duke shkaktuar vonesa, ndërsa dy stacionte të tjera i anulluan udhëtimet.

Nuk dihet arsyeja se si janë gjendur në atë ambient, por kanë shkaktuar shumë rrëmujë. Ky moment është publikuar në Twitter nga një vajzë që kishte mbetur në stacion dhe po ankohej për të gjithë ngjarjen.

Në një nga fotot, Franceska Ryan ka kapur një lopë që bie nga platforma në hekurudhë, ndërkohë që i gjithë stafi ishte vënë në lëvizje për të shmangur kaosin.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close