Parti në pishinë, arrestohen 64 të rinj
10/08/2017 - 10:58

Policia iraniane ka arrestuar 64 të rinj në Isfahan, pasi kanë bërë një parti në pishinë, ku ishin si vajza ashtu edhe djem. Sipas autoriteteve, të rinjtë kanë marrë pjesë në parti duke mos respektuar rregullat.

Televizioni  publik IRIB ka raportuar se ata ishin pjesërisht të zhveshur, duke kërcyer dhe konsumuar alkool.

Në Iran, në veçanti për adoleshentët, alkooli dhe partit janë të ndaluara.

Policia në Iran po sulmon rregullisht vendet ku bëhen parti në pishina dhe të paraburgosurit zakonisht dënohen me gjoba të rënda.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close