Panik në avion, gruas australiane i shpërthejnë kufjet ndërsa flinte
15/03/2017 - 17:28

Një grua australiane ka pësuar djegie dhe enjte në fytyrë pas shpërthimit të kufjeve që mbante në vesh ndërsa e kishte zënë gjumi.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur me 19 shkurt të këtij viti gjatë një fluturimi direkt nga Pekini në Melburn.

Shkak i incidentit ka qenë bateria në kufje, të cilat kanë provokuar dhe zjarrin. Pasagjerët e avionit u përfshinë nga paniku nga frika e përhapjes së zjarrit.

Gruaja ka hequr me shpejtësi kufjet nga veshi.

“ I hodha në tokë dhe i shkela me këmbë për të shuar flakët” tha ajo.

Pavarësisht se kabina u mbush me tym dhe erë nga plastika e djegur, avioni nuk ka bërë ulje emergjente, por ka vijuar fluturimin për në destinacion.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Prezantohen kandidatët në Kukës, Kodheli: Do zgjidhim nevojat e banorëve

Close