Pamje shokuese, mësuesja dhe nxënësja zihen në mes të klasës
15/04/2017 - 14:49

Një moment shokues kur mësuesja dhe nxënësja kanë debatuar duke përfunduar në një sherr në klasë është filmuar nga nxënësit e klasës.

 Vajza, e cila po qortohej nga mësuesja për sjelljen e saj të keqe, vazhdonte ta injoronte atë derisa e paralajmëroi se do ta qëllonte.

 Pasi u kërcënua, duket se vajza ngrihet në këmbë dhe durimi i mësueses humbet, e cila e godet me shuplakë që i kthehet. Të dyja fillojnë të rrihen në mes të klasës, duke u kapur nga flokët derisa ndërhynë nxënësit për të shmangur ndonjë aksident.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur në Kinë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close