Paditet kompania e reklamave pasi përdori macen për “përmbajtje erotike”
17/03/2017 - 17:49

Një kopsht zoologjik në Moskë ka paditur një agjenci reklamash për shkak se ka përdorur një kafshën të saj e llojit raccoons për atë që në padi thuhet si “përmbajtje erotike e papërshtatshme”.

“Kafshët nuk janë lodra dhe kompania mori me qira një mace raccoons në gusht të vitit të shkuar për të realizuar reklamën e një marke për të brendshme e femrave”, thuhet në deklaratë.

Gjatë reklamës, kafsha pretendohet se ka vjedhur sutjenat, ndërsa filmi është postuar më vonë online.

Stadi i kopshtin zoologjik tha se nuk ishte impresionuar nga humori i reklamës dhe paraqiti një padi në gjykatë, duke deklaruar se një sjellje e tillë është e dëmshme për kafshët.

Kompania premtoi se do ta hiqte videon dhe gjykata nuk e regjistroi si rast tetorin e 2016-së, kështu që kopshti paraqiti një padi të re.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close