Nuk është depiluar për një vit, ja si duket tani
16/04/2017 - 18:42

Një blogere e njohur për ushtrimet fizike ka vendosur të mos depilohet për një vit për të frymëzuar të gjitha femrat që të përfaqësojnë bukurinë e tyre natyrale.

Në një video në Youtube, Morgan Mikenas ka shpjeguar për të gjithë se përse nuk është depiluar që në vitin 2016. Në video, ajo thotë: “Besoj se arsyeja e parë pse kam nisur ta bëj këtë gjë është se më harxhon shumë kohë. Është shumë e lodhshme të hyj në dush dhe të depiloj gjithcka e më pas të laj flokët. Pas disa kohësh mësohesh dhe qimet të duken të bukura.”

Ajo punon si edukatore dhe është habitur nga reagimi që patën fëmijët kur e panë. “Oh zot, ti dukesh si burrë. Cfarë po i mësohet atyre? Kam parë fëmijë që janë vetëm në klasën e tretë dhe kanë filluar të depilohen,” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, Morgan me 7 mijë ndjekës në Instagram ka publikuar fotografi ku duket e padepiluar.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close