Njihuni me pasardhësin e Picasso
14/03/2017 - 20:48

Një 10-vjeçar nga Afganistani ka treguar aftësitë e tij të vecanta në pikturë. Farhad Nuori njihet si Picasso në kampin e emigrantëve ku jeton. Ai ka bërë portretet e disa emrave të mëdhenj që përfshijnë piktorin të njohur Salvador Dali dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ndonjëherë shoh video ‘si të pikturoj.’ Kërkoj në YouTube me fjalën ‘piktura’ dhe shoh se si ata pikturojnë e kështu mësoj. Gjithashtu babai im di pak rreth pikturës. Kur isha 6 vjec mësova pak nga ai,”– tha Farhad për BBC.

Ai dhe familja e tij janë pjesë e emigrantëve që kanë mbetur në Serbi dhe përpiqen të kalojnë në perëndim të Europës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
The surprises of the new republic, DP publicized its candidate list, only 15 women included

Close