Njihuni me derrin 750 kg
10/01/2017 - 20:10

Një derr 750 kg është kurorëzuar këtë javë me titullin “Mbreti i derrave” në një konkurs peshe në Kinë.

Kafsha është aq gjigante sa që mund të mbajë në shpinë një të rritur, sipas Huanqiu.com

Me një gjatësi 2.1 metra dhe lartësi 1 metër, krijesa fitoi garën pasi mundi dhjetëra derra të tjerë në 8 janar në provincën Henan.

Pronari i derrit, me mbiemrin Zhang tha se është kujdesur për të për tre vite. Sipas tij kafsha ha aq shumë sa që ka marrë përmasat e një lope.

3c05886600000578-4105818-image-a-23_1484064176885 3c00a8c700000578-4105818-image-m-86_1484067782653

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close