Njihuni me 100-vjeçaren që realizon tatuazhe me thumba
08/08/2017 - 17:46

Një ndër femrat më të vjetra në botë, Whang Od Oggay nga Filipinet arrin të realizojë art antik (tatuazhe) mëpërmjet gjembave apo thumbave.

100-vjecarja filloi të bënte këtë gjë që kur ishte 15 vjec duke treguar se nuk do të heq dorë. “Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vijnë për të realizuar tatuazhe. Unë do vazhdoj ti bëj për aq kohë sa mund të shoh, pra do ndaloj kur të më zbehet shikimi,” – tha ajo për CNN.

Ëhang shtoi se gjithcka filloi prej luftëtarëve, të cilët kishin të drejtën të bënin një tatuazh pasi kishin vrarë dikë, ndërsa për femrat ishte si ‘aksesor’ që i zbukuronte. Metoda bëhet nëpërmjet disa gjembave apo thumbave si dhe një boje të krijuar nga qymyri.

Ajo është e vetmja që ka mbetur nga të gjithë ata që e dinin si bëhet kjo procedurë dhe po trajnon mbesat e saj për të.  

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close