Një tjetër grua vendos rekordin e ri si personi më i vjetër në botë
18/04/2017 - 11:15

Një tjetër grua vendos rekordin e ri botëror si personi më i vjetër në botë që jeton dhe është 117 vjeç e 38 ditë.

Violet Mosse-Brown zë në Guinnes vendin e Emma Morano, 117 vjeç e 137 ditë, e cila vdiq 3 ditë më parë.

Violet  ka lindur në 10 mars 1900 dhe jeton në Jamaica. Nëna  e gjashtë fëmijëve jeton me djalin e saj 97-vjeçar, Harold Fairweather, i cili u kthye nga Anglia për tu kujdesur për të.

E njohur si halla V, Violet  ia  atribuon jetëgjatësinë e saj  besimit në Zot dhe në mësimin e Biblës.

“Ajo ka punuar në plantacionin e prerjes së kallamit të sheqerit dhe punonte si shërbyese në shtëpinë e pronarëve të saj,”- ka thënë mbesa e saj Leleith Palmer.

Mesa duket kjo gjë është gjenetike pasi edhe djali i saj  Harold  ka thyer rekordin si personi më i vjetër në botë që ka një prind gjallë, sipas Jamaica Observer.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close