Një lagje e tërë në panik nga kobra vdekjeprurëse
14/03/2017 - 22:33

Policia dhe autoritetet e kafshëve janë në kërkim të një gjarpri helmues, që u tha se është larguar nga një shtëpi në Ocala të hënën vonë.

Kobra rreth 60 cm e gjatë është tejet e rrezikshme për shkak se është ndër llojet e gjarpërinjve me helm të fortë dhe se ajo do të pickojë nëse do të ndihet e kërcënuar.

Kobra me origjinë nga Tajlanda është vlerësuar si një nga zvarranikët më vdekjeprurës në botë.

Lajmi është përhapur gjerësisht në mediat amerikane, ndërsa banorëve që mund ta shohin u kërkohet të mbajnë distancë dhe të lajmërojnë menjëherë ekspertët e jetës së egër.

Kobra e madhe e quajtur Elvis u arratis nga një shtëpi në perëndim të Oregonit edhe në vitin 2015 dhe u gjet pesë javë më vonë.

Pronari i saj Michael Kennedy, i një programi në “Discovery Channel” thotë se ka dorëzuar kujdestarinë e gjarprit gjatë muajit janar.

Kobra e arratisur


/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close