Një interpretim artistik i Mona Lisa
15/06/2017 - 21:10

Artisti spanjoll, Okuda është zgjedhur që të bëjë një intepretim artistik të pikturës më të famshme në botë, Mona Lisa në një ndërtesë në Paris.

Mënyra si e ka sjellë artisti këtë pamje është e mbushur me ngjyra dhe kontraste të forta, ndryshe nga imazhi i qetë që solli Leonardo da Vinci.

“Është një vizion i ri i Giocondës, të cilën unë e shoh si një grua të shumë kulturave, të pikturuar mbi copëra të ndryshme që vijnë në disa pjesë të botës,” – tha 36-vjeçari.

Ai e ka sjellë Mona Lisën si një femër të kohëve moderne me këmbë të ekspozuara, me cantë dhe me fustan me ngjyra. Që në momentin që përfundoi u bë virale në rrjete sociale dhe pritet që shumë njerëz të shkojnë të bëjnë fotografi në ndërtesën që është 50 metra e lartë.

/oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close