Një burrë vjedh mbi 100 celularë në Coachella
18/04/2017 - 12:45

Një burrë është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur më shumë se 100 celularë në festivalin e muzikës Coachella. Reinaldo De Jesus Henao, nga New York, kishte vjedhur celularët njerëzve të cilët shkuan për të ndjekur koncertin.

 “Gjatë festivalit disa njerëz kuptuan që nuk kishin telefonat e tyre dhe aktivizuan programin ‘Find my phone’, i cili është i vendosur në celularin e tyre,”-ka deklauar Departamenti i Policisë në Indo.

“Find my phone” është një program tek Iphone, i cili i lejon  përdoruesit të gjurmojnë telefonin e tyre nëse humbet apo vidhet.

Disa nga personat që kishin aktivizuar programin ndoqën informacionin i cili i drejtoi drejt Henao.

36-vjeçari u arrestua nga rojet e sigurimit të koncertit dhe e mbajtën atë deri sa erdhi policia. Ato  kontrolluan çantën e Henao dhe gjetën mbi 100 telefona celularë.

20 celularë iu janë kthyer pronarëve të tyre, ndërsa të tjerët janë dorëzuar në “Lost And Found” dhe do tu dorëzohen personave përkatës sapo ato të bëjnë deklarimin.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close