Nëse ju kanë mbaruar produktet kozmetike, mund ti krijoni me ushqime

Nëse ju kanë mbaruar produktet kozmetike, mund ti krijoni me ushqime

Një vajzë nga Shanghai i Kinës ka publikuar një video në Youtube ku tregon se si vajzat mund të bëjnë grimin nëpërmjet disa ushqimeve.

Ajo përdor miell dhe pluhur kakao për të krijuar një krem pudër, i cili më pas aplikohet në lëkurë nëpërmjet një kërpudhe që përdoret si sfungjer.

 Pluhuri i kakaos mund të përdoret edhe për ti dhënë vetullave formën që ju dëshironi. Ndërsa, lëngu i manaferrave shërben për ti dhënë faqeve nuancë rozë dhe buzë një ngjyrë natyrale.

Kështu pra, nëse ndodh që produktet kozmetike të kenë mbaruar, kjo vajzë jua shpjegon mënyrën se si mund të krijoni gjithcka në ambiente shtëpiake.

https://youtu.be/qSEbj8-vZsA

/oranews.tv/

 

EMISIONET