Nëna gjen vajzën 8 muajshe të vdekur në karrocë, pasi e nxorri atë shëtitje në park
16/04/2017 - 13:47

Një nënë zbuloi se foshnja e saj kishte vdekur në karrocë ndërkohë që ajo po e nxirrte shëtitje në parkun Nottingham’s Wollaton, në Angli.  Shannon Tideswell kishte menduar se kjo do të ishte një ditë e këndshme që ajo do të kalonte me vajzën e saj, por në fakt u kthye në një tmerr për të kur vuri re se buzët e  Maisie-Leigh ishin ngjyrë blu dhe ajo nuk po merrte frymë.

20-vjeçarja e dërgoi menjëherë vajzën në spital por nuk arriti dot që të mbijetonte.

Nottingham Post ka raportuar se foshnja vuante nga spina bifida, që do të thotë se kurrizi i saj nuk zhvillohej siç duhet, dhe nga hydrocephalus, grumbullimi i lëngjeve në tru.

Shannon shprehet se  Maisie ishte një fëmijë shumë i qeshur dhe i lumtur.

Ajo ka kaluar aq shumë, gjatë kësaj periudhe të shkurtër të jetës, por kjo nuk ndikoi që ajo të ishte gjithmonë e qeshur,”- ka thënë Shannon. “Maisie ishte e kufizuar në atë se çfarë mund të bënte, nuk mund të lëvizte këmbët e saj dhe kishte më shumë forcë në krahun e saj të djathë sesa të mjatë.”

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close