Në vend të unazës, i propozoi një meteor që peshon 33 ton
16/03/2017 - 12:20

Ajo tha se dëshironte një gur të madh për martesë!  Burri i saj i cili njihej veç nga mbiemri Liu, nga Xinjiangu i Kinës i ka bërë një propozim të veçantë  martese gruas së tij.  Ai vendosi të marrë një meteor gjigant prej 33 tonësh për propozimin e të dashurës së tij prej katër vitesh.

Meteori me vlerë 118 mijë dollarë ishte një xhest i veçantë nga burri i saj, pasi ajo e kishte pëlqyer më parë këtë gjë dhe ai vendosi t’ja bejë për propoizmin e martesës.

Për disa njerëz, kjo nuk është në lidhje me madhësinë e unazës, por dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Pas këtij propozimi i cili u mbajt më 14 mars në Urumqi të Kinës, i  ka pëlqyr shumë  të dashurës së tij e cila u mallëngjye dhe tha menjëherë “Po”. Ky veprim përveç duartrokitjeve që pati ku shumë njerëz ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, u kritikua dhe shumë nëper rrjetet sociale.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close