Ndahet nga jeta burri më i vjetër në botë
11/08/2017 - 22:44

Burri më i vjetër në botë, Yisrael Kristal ndërroi jetë në moshën 113-vjecare. Ai mori para një viti rekordin Guinness për moshën e tij, por gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që të vdesë.

Bëhet me dije se ai ka vazhduar të mbijetojë duke qëndruar pranë dy fëmijëve, 9 nipër e mbesave dhe 32 stërnipërve.

Kristal nga Polonia i përket popullit hebre dhe është ndër të vetmit që ka mbijetuar nga lufta duke peshuar vetëm 37 kg.

Kur theu rekordin botëror për moshën në mars të 2016, ai nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për jetëgjatësinë e tij.

“Nuk e di sekretin për jetë të gjatë, besoj se gjithcka është e vendosur nga lart dhe asnjëherë nuk do ti dimë arsyet e vërteta,” – kishte thënë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close