Mungesa e marijuanës në dyqane, shpallet gjendja emergjente në Nevada
13/07/2017 - 9:57

Zyrtarët shtetërorë në Nevada po marrin masa emergjente për shkak të mungesës së marjuanës, kërkesa për konsumimin e saj ka qenë shumë e madhe pas legalizmit më 1 korrik. Ka shumë dyqane ku shitet por të paktë janë shpërndarësit raporton gazeta Reno Gazette.

Legjislacioni u dha tregtarëve me pakicë të drejtën për shpërndarjen e marjuanës por shumica e tyre nuk plotësojnë kushtet e liçensës.

Ndaj edhe Departamenti i Taksave lëshoi një deklaratë emergjente, që do të thotë se zyrtarët e shtetit duhet që të miratojnë masa emergjente për të luftuar mungesën e saj.

Nevada votoi në favor të legalizimit të marjuanës në nëntor pasi edhe disa shtete të tjera morën të njëjtin vendim, raporton BBC.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Era Istrefi: Bini në dashuri, por mos e bëni

Close