Mendonte se kishte infeksion në veshka, pas 24 orësh sjell në jetë djalin
09/08/2017 - 13:29

Një grua është tronditur kur zbuloi se “infeksioni i veshkave” ishte një fëmijë.  

Katie O’Brien nga Penpedairheol, South Wales, e cila kishte dhimbje,  mendonte se vuante nga infeksioni i veshkave por nuk ka qenë kështu. 24 orë më vonë ajo ka sjellë në jetë djalin e saj të vogël në divanin e shtëpisë dhe procedura e lindjes zgjati vetëm 22 minuta. Ajo nuk e kishte idenë se ishte shtatëzanë por gjatë 9 muajve humbi pothuajse 12 kg.

Katie tha se nuk e ka ndjerë djalin e saj të lëvizë asnjëherë të vetme dhe  shkoi tek mjeku për të bërë një kontroll duke dyshuar se kishte infeksion në veshka.

“Kur recepsionistja e mjekut më telefonoi dhe më tha se mendonte se isha shtatëzanë u trondita. Kam katër vite me të dashurin tim Ryan por nuk kishim provuar që të bënim fëmijë,”-tha 25-vjeçarja. “Kur u ktheva në shtëpi pas 24 orësh solla në jetë djalin tim.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close