Me gjakun e saj menstrual realizon piktura
10/01/2017 - 19:16

Një grua nga Oradea, Rumani, ka përdorur gjakun e saj menstrual të 9 muajve për të realizuar pikturën e një foshnjeje në bark.

Me gishta dhe tamponë, artistja Timi Pall pikturoi një kanavacë çdo muaj.

Nëntë muaj më vonë, kanavacat i bashkoi në një pjesë të vetme të përfunduar, të titulluar “Ditari i menstruacioneve të mia”.

Dizenjuesja grafike, e cila ka realizuar dhe një pikturë të vetes me gjakun e saj menstrual, i ndau në Facebook fotot me punën e saj, pasi kuptoi vlerën e periodave të saj.

Por Pall nuk është femra e vetme që ka vënë në praktikë këtë ide pasi Jess Cummin, një student në Shkollën e Artit dhe Dizenjimit Glasgoë  bëri të njëjtën gjë në fund të vitit 2015.

“Mendoj se njerëzit e shohin si diçka të shpifur, por nuk është,” është shprehur ajo më parë për Femail.

3c00afb200000578-4104204-self_portrait_the_romanian_artist_and_graphic_designer_also_pain-a-21_1484027730198 3c00afba00000578-4104204-romanian_artist_timi_p_ll_created_a_massive_painting_of_a_baby_u-a-22_1484027730826

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lushnje, gjendet i dekompozuar trupi i një 65-vjeçari

Close