“Mbaje syrin te topi!”, vogëlushi e merr këshillën fjalë për fjalë
10/01/2017 - 21:34

Ky vogëlush është aq i mirë për të ndjekur udhëzime sa që i bindet të gjithave në mënyrë perfekte.

Video qesharake tregon se si djali i vogël mëson të luajë baseball nga babai i tij.

Por, kur babai i thotë ta “mbajë syrin te topi”, ai e merr këshillën fjalë për fjalë dhe përkulet duke e afruar syrin te topi.

Në fund të klipit që besohet të jetë filmuar në SHBA, mamaja shpërthen në të qeshura, e babai hap krahët për t’i dhuruar të voglit të tij një përqafim të ngrohtë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close