Masakër në karburant
08/09/2017 - 14:00

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në një karburant në Guanajuato, Meksikë. 4 policë janë qëlluar me armë zjarri nga disa persona të armatosur në mënyrë të befasishme, duke mos pasur asnjë mundësi për të reaguar.

Pamjet treojnë një furgon të bardhë që afrohet afër stacionit të karburanit dhe fillon duke qëlluar mbi policët që ndodhen aty. Në pamjet tronditës tregohen disa sulmues të tjerë që i afrohen zonës në këmbë dhe fillojnë duke qëllur mbi dy punonjësit e karburanit.

Sipas gazetës meksikane Excelsior të dyshuarit po ndiqnin furgonin e policisë dhe shfrytëzuan momentin kur ndaluan në karburant për ti vrarë.

Në rrugën jashtë qytetit ata qëlluan një grua në autostradë dhe në një rast tjetër në mesnatë ish-kryebashkiaku i Pueblo Nuevos, Jose Duran, u qëllua dhe u vra afër pronës së tij pasi u zu pritë në makinën e tij nga persona të armatosur në një kamion. Të gjitha këto ngjarje mendohen të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close