Loja e tenisit ndërpritet nga zhurmat, një çift po kryente marrëdhënie seksuale
20/04/2017 - 16:15

Loja e tenisit në Florida është ndërprerë nga zhurmat që vinin nga një apartament pasi çifti po kryente marrëdhënie seksuale. Frances Tiaofe dhe Mitchell Krueger po luanin në turneun Sarasota Open kur dëgjuan zhurmat e ciftit rreth gjithë auditorit.

Tiafoe po bënte shërbimin e tij të dytë kur dëgjoi gjithcka, gjë që u pohua edhe nga komentatori i cili tha: “Unë mund ta dëgjoj akoma. Po vazhdon.”

Pasi mbaroi ndeshja, Tiafoe shkruajti një postim në Twitter duke thënë se ishte gjëja më qesharake që i kishte ndodhur në jetë.

Ndërkohë, nuk është e sigurtë nëse një gjë e tillë vinte nga një cift që e kishte apartamentin pranë, apo është vënë ndonjë video pornografike nga spektatorët për të shpërqendruar lojën.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close