Lind “gici mutant” me 2 trupa dhe 8 këmbë
15/08/2017 - 10:48

Një “gic mutant” me dy trupa dhe tetë këmbë ka ngordhur vetëm disa minuta pasi erdhi në jetë në një fermë në Kinë. Fermeri Gao Baiqi tha se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë dhe ishte i tronditur nga gici, i cili dukej sikur kishte në “binjak parazit”.

Ai i ka gjetur binjakët e bashkuar në fermë. Lindur me lëkurë ende të pazhvilluar gici u përpoq që të luftonte për jetën por papritmas ndërpreu frymëmarrjen.  

“Pavarësisht se kishte dy trupa dhe tetë këmbë, ishte shumë normal dhe i kishte të gjitha oraganet e tjera,”-u shpreh Baiqi. “Unë kisha përgatitur qumësht dhe doja ta ushqeja, por ngordhi pas pak minutash.”

Fermeri ende nuk ka gjetur një shpjegim shkencor për “gicin mutant”, por raportet thanë se defekti i lindjen mund të ketë ardhur si rezultat i një veze që nuk është ndarë siç duhet, të ngjashëm e binjakët e njeriut.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Kjo sfilatë “gjaku” do t’ju habisë

Close