Kurrë nuk keni parë një fëmijë të tillë me këtë sindromë!
15/03/2017 - 17:42

Këto janë fotot e një fëmije 10 muajshe, i verbër në syrin e djathtë, me një fytyrë të deformuar dhe me dy këmbët e ngjitura.

Mjekët nuk janë në gjendje të përcaktojnë gjininë e bebes për shkak të formës së rrallë që vjen nga një sindromë e quajtur “Mermaid”, në të cilën gjymtyrës janë të ndërfutura së bashku.

Fëmija i quajtur Jermkwan Krathumnat ka lindur në Tajlandë. Rasti u bë i njohur në rrjetet sociale nga njeriu i njohur më parë si “Supermonk”, i cili tha se nëna e fëmijës ishte shumë, shumë e re kur e lindi.

Ajo që dihet është se mjekët e kanë shumë të vështirë t’i kryejnë trajtimet e duhura mjekësore.

Foshnja ka edhe qiellzën e çarë dhe ndërhyrja e parë do të bëhet në këtë drejtim. Ai/ajo është trajtuar në spitalin Srirat në Bangkok. Deri më tani janë mbledhur rreth 1 mijë dollarë donacione për ta ndihmuar familjen e varfër.

Besohet se fëmija nuk është furnizuar mjaftueshëm me gjak nga në periudhën kur ishte fetus dhe kjo ka ndodhur për shkak të kequshqyerjes.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Indi gjatë maj të vitit të kaluar. Në atë rast, fëmija jetoi vetëm 10 minuta. Dr Vandana Arya, 35-vjeçare, një gjinekologe në spital, e cila asistoi gjatë lindjes së fëmijës, tha se kurrë nuk kishte parë një rast të tillë më përpara.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close