Kur shoferja e autobusit të shpëton nga i ftohti
17/03/2017 - 18:10

Një shofere autobusi ka shpëtuar jetën e një djali të vogël që po endej rrugëve të Milwaukee në një natë të ftohtë Janari. Denise Wilson po bënte pushimin e mesnatës kur vuri re që në stacionin e autobusit po qante një 5-vjeçar i veshur vetëm me një bluze që ia kishte dhënë një kalimtar, pantallona të shkurtra dhe çorape. “Ai erdhi nga askundi. Unë thjesht shkova për ta parë sepse e dëgjova  atë duke qarë dhe ishte i vetëm në rrugë,” – tha Wilson për WISN-TV.

Denise e mbajti djalin brenda në autobus, u sigurua që të mos ketë ftohtë duke e mbështjellë me xhaketën e saj dhe i dha për të ngrënë derisa mbërriti policia. Autoritetet treguan se djali u largua nga shtëpia gabimisht, ndërkohë që nuk është bërë e ditur se sa kohë ka qëndruar ai jashtë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM: Kalvari në gjykata i inspektores se AKU. U shkarkua 3 herë

Close