Krokodili shqyen në dysh gazelën
19/04/2017 - 9:51

Një krokodil gjigant u fotografua teksa shqeu në dysh një gazelë me nofullat e tij të fuqishme. Zvarraniku pesë metra i gjatë po qëndronte nën ujë, dhe po priste me padurim që gazelet t’i afrohen lumit për të pirë ujë në parkun nacional Masai Mara në Kenia.

Sapo ato u afruan, krokodili veproi menjëherë duke e futur njërën prej tyre në ujë.

Por pasi e kuptoi se ajo ishte shumë e madhe për gojën e tij, ai vendosi ta ndajë në dysh.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close