“Kopshti i bardhë” në kujtim të Princeshë Dianës
16/04/2017 - 16:00

Një pamje e mrekullueshme, që të lë pa frymë. Ky është ‘Kopshti i bardhë’ në të cilin janë mbjellë 12.000 lule në kujtim të Princeshë Dianës, në Pallatin Kensington.

Ajo është hapur për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes së Dianës, Princeshës së Uellsit. Me një pamje të mahnitshme ka arritur që të lulëzojë shpejt falë pranverës së ngrohtë.
Kopshti, i cili ndodhet në ish-shtëpinë e saj, është transformuar gjatë dimrit duke mbjellë lulet më të preferuara të Dianës.

Vëllai i saj, Earl Spencer, ka thënë se ato ishin lulet më të preferuara të motrës së tij. Ndërsa djali i saj, Princi Harry, ka emëruar shoqatën e tij të bamirësisë ‘Sentebale’, që do të thotë ‘mos më harroni’ në dialektin lokal.

Kopshti është mbushur kryesisht me lule të bardha që janë frymëzuar nga kujtimet e jetës së Dianës, stili dhe imazhi i saj. Sipas udhëheqësit të ekipit Sean Harkin, i cili ka qenë një nga instrumetat që ka sjellë këtë ide në jetë, lulet me ngjyra janë vendosur për të nxjerrë në pah shpirtin dhe ndjenjën e kënaqësisë që ajo falte.
“Ne mendojmë se efekti i përgjithshëm që përcjell kopshti është shumë i qetë, por përcjell edhe lumturi,”-ka thënë Harkin.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close